Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthim në errësirë

2018/06/20 at 5:27 PM
në Komente
Kohë leximi: 6 min
A A
Rikthim në errësirë

Dr. Oltsen GRIPSHI (Artist & Historian Arti)


 Së fundmi është ngritur një diskutim në gjirin e artistëve dhe studiuesve të arteve pamore mbi emërtimin e ardhshëm të Galerisë Kombëtare të Arteve, ku sipas digasterit më të lart shtetëror që është Ministria e Kulturës dhe vendimor bashkë me aprovimin nga Këshilli i Ministrave, ky institucion në të ardhmen e afërt nuk do të mbaj më të njëjtin emërtim… pasi ai do të emërtohet Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura! – Padyshim deri këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse statusi i këtij institucioni JETIK dhe të VETËM në Republikën e Shqipërisë, të paktën nuk do të humbas reputacionin e tij gjithëpërfshirës dhe mbarëkombëtar për të gjithë artistët e arteve pamore.

– Ajo çfarë unë mendoj, është se problematika më e madhe dhe thelbësore nuk qendron vetëm tek diskutimi i emërtimit të një institucioni muzeal sikurse është sot Galeria Kombëtare e Arteve apo nesër Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, por përqendrimi më tepër tek studimi i historisë së arteve në shkollat e mesme shqiptare! Dhe kjo është çështja e qenësishme për t’u analizuar (thembra e Akilit). Në këtë vështrim diskutimi zgjeron fushëpamjen e tij gjithëpërfshirëse, duke prekur në gjenezë çështje shumë të mprehta, siç është ai i edukimit të brezave të rinj me artin dhe trashëgimin kulturore shqiptare.

Një diskutim ky, i cili në pamje të parë duket i pavlerë dhe gati utopik për shoqërinë tonë bashkëkohore (pa paragjykuar askënd, por kjo është e vërteta), por në të vërtetë është ABC-ja e gjithçkaje […]. Ministria e Arsimit e asokohe plot nëntë vite më parë (2009) bashkë me Institutin e Zhvillimit të Arsimit (IZHA), hartuan kurrikulën e re bërthamëmbështetur mbi parimet e një sistemi parauniversitar perëndimor, ku pjesë e saj (më në fund, ndonëse shumë pak, një herë në javë, por gjithësesi ishte një dritare e hapur drejt njohjes me artet) e detyrueshme ishte edhe lënda e Historisë së Artit e shtrirë në të tria klasat 10, 11 dhe 12. Një lëndë e munguara deri asokohe, e cila brenda saj përmblidhte njohuri teorike mbi të katër artete: Art Pamor, Muzik, Teatër dhe Balet.

– Shprehem në kohën e shkuar, sepse fatkeqësisht tanimë prej dy vitesh kjo lënd u rihoq nga kurrikula bërthamë e detyrueshme, duke u vendosur nga hartuesit e kurrikulës bërthamë të detyrueshme për shkollat e mesme në lëndët me zgjedhje, për më tepër vetëm për klasën e 10-të.

Atëherë ku qendron shqetësimi, lind natyrshëm pyetja?! Së pari le ta ndajmë në dy kahe këtë shqetësim për të nxjerr në pah anët pozitive përse duhet domosdoshmërisht të studiohet lënda e Historisë së Arteve në kurrikulën bërthamë të sistemit parauniversitar dhe anët negative nëse ajo braktiset si lëndë e panevojshme (jo detyruese)?!Në këtë vështrim kjo çështje merr natyrshëm më përparësi dhe rëndësi sesa vetëemërtimi i ri i GKA-s,që sigurisht në logjikën time është pjesëfundore e pandashme i këtij filli të cunguar edukativ ndërvite si:

  1. Vazhdimi i edukimit të brezave të rinj pa kurrëfarë njohurie mbi katër fushat e arteve jo vetëm në procesin zhvillimor dhe ndikimin e tyre emancipues për shoqërinë shqiptare, por edhe jasht saj, duke i mohuar dhe cunguar atyre dijet gjithëpërfshirëse si qytetar të denj të Evropës së shumë adhuruar, e cila mbi artin dhe trashëgiminë kulturore ka ngritur themelet e madhështisë së saj të përjetshme […].

Vendosja me zgjedhje e lëndës së Historisë së Artit vetëm për klasën e 10-të, jo vetëm e nxjerr atë jasht interesit të nxënësve, por dhe e përdhos atë, duke e kthyer në një lëndë të dorës së fundit qesharake dhe të pavlerë për t’u studiuar. Një hap i tillë padyshim reflektohet dhe dëmton procesin e formimit të gjithanshëm të të rinjve shqiptar, ku zhvillimet kaotike të 28-të viteve të domokracisë në Shqipëri e dëshmojnë qartazi, aq sa mos njohja me Historinë e Arteve, monumenteve, arkeologjisë, trashëgimisë materiale dhe shpirtërore ka bërë që breza të tërë të rriten pa njohur asgjë mbi këto fusha dhe si pasojë të mos kenë brenda tyre asnjë llojë ndjeshmërie ndaj shkatërrimit tëartit në tërësi. Kjo natyrshëm ka ndikuar nëdegradimin dhe shfarosjen e shumë vendndodhjeve arkeologjike, ku më e prekshme dhe mëe dhimbshme është Dyrrahu, Dyrrachium apo Durrësi i sotëm. Qytet, i cili në nëntokën e tij ka të shtresëzuar kulturat më të rëndësishme të qytetërimit evropian, nga Pellazgo-Ilirët, Helenët, Romakët, Bizantinët dhe deri vonëtek Osmanët, duke i zhdukur në errësirën e natës një herë e përgjithmonë këto pasuri jo vetëm të tonat kombëtare, por edhe të rralla në nivel ndërkombëtar dhe mbi to kanë ngritur përbindësha betoni pa kurrëfarë vlere arkitektonike bashkëkohore të cilat stonojnë me gjithçka gjendet rrotull tyre! Për të mos harruar manastire të shumtë ortodokse dhe kisha katolike apo kala ilire dhe ura osmane të rrënuar dhe drjet shkatërrimit të plot. E gjitha kjo është pasoj e mos edukimit  të brezave të cilët jo për fajin e tyre, por për sistemin edukativ nuk kanë patur asnjëherë njohuri mbi rëndësinë e kësaj trashëgimie kulturore të përbashkët.

  1. Vendosja e lëndës së Historisë së Arteve në kurrikulën bërthamë detyrues në shkollat e mesme me dy herë në jëve dhe me dy kredite, sigurisht që do të rris interesin e nxënësve për ta studiuar atë dhe ky është hapi i parë. Së dyti, studimi i kësaj lënde në sistemin parauniversitar do të edukojë brezat e së tashmes dhe të ardhmes për rëndësinë jetike që ka trashëgimia kulturore në zhvillimin e turizmit në vendin tonë dhe sesi mund t’i mbrojmë e promovojmë të gjitha vendndodhjet arkeologjike dhe monumenteve shekullore të kategorisë së parë nëterritorin Shqiptar. Kjo e përkthyer në një ekonomi dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë shqiptarët. Së tretë, nxit shumë të rinj të kultivojnë talentin e tyre, duke frekuentuar licet artistik dhe universitetin e arteve (institucione të cilat vit pas viti po shkojnë drejt mbijetesës, sepse askush nga të rinjt ndoshta të talentuar nuk rrezikon të studiojë arte, sepse e ardhmja është e zymtë dhe pa perspektivë). Pra, vendosja e lëndës së Historisë së Artit në shkollat e mesme do të ishte një hapësirë shumë e mirëedhe për punisimin e mësuesve të arteve dhe jo lënia e tyre në periferitë e harresës. Së katërti, do të ndikonte thellësisht në formimin intelektual të gjithsecilit dhe nëqasjen më me vetëdije për mbrojtjen dhe jo shkatërrimin e pronës së përbashkët artistike. Padyshim që do t’i afronte brezat e rinj më pranë shfaqeve të teatrit, baletit, ekspozitave dhe muzikës klasike-operistike, ku e gjitha përkthehet në një proces të fuqishëm ekonomik dhe vetëfinancimit nëpërmjet shitjes së biletave etj…, por dhe për njohjen me Kadri Roshin, Violeta Manushin, Sandër Prosin, Pirro Manin, Kolë Jakovën, Onufrin, Kolë Idromenon, Vangjush Mion, Ibrahim Kodrën, Sadik Kacelin, Qamil Grezdën, Simon Rrotën, Jan Kukuzelin, Niketë Dardanin, Palok Kurtin, Marie Krajan, Tefta Tashko Koçon, Ramadan Sokolin,Ibrahim Madhin, Marie Logorecin, Panajot Kanaçin, Agron Alian, Skënder Selimin e shumë artistë të tjerë, si dhe me vetë institucionet e artit në Shqipëri si: Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar, Kinostudio, Teatrin e Opers dhe Baletit etj… ndaj ju lutem znj. Ministre e arsimit rivendoseni në kurrikulën bërthamë të detyrueshme lëndën ELITARE të Historisë së Artit në gjimnazet shqiptare, sepse jam i bindur që brezat e rinj do të përplotësohen në formimin e tyre intelektual dhe patjetër që do të bëhen më të ndjeshëm ndaj artit dhe kulturës tonë të çmuar kombëtare si qytetar të denj të këtij vendi. Jam më i bindur se kurrë në thënien time se “ARTI ËSHTË SHPIRTI I NJË KOMBI” […]. Lumtorohem kur një ish-nxënësi im pas përfundimit të gjimnazit në vitin 2014, largohet për të studiuar në Hollandëdhe një ditë më shkruan e më tregon sesa i kishin vlejtur ato njohuri për Van Gogh-un përballë miqve të tij hollandez që i kisha shpjeguar falë lëndës së Historisë së Artit, por sa keq dhe e trishtueshme është që kjo lëndë nuk është më pjesë e kurrikulës mësimore?! Ju lutem, ne duhet të rrisim dhe edukojmë të rinjttanë të barabart dhe bashkëkohor me të rinjt e Evropës Perëndimore dhe jo t’i mohojmë atyre dijet mbi zhvillimin historik të arteve. E përsëris, Ju lutem mos na RIKTHENI NË ERRËSIRË.

 

Etiketa: oltsen gripshirikthim ne erresire


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pas 17 vitesh, Wilshere largohet nga Arsenal

Pas 17 vitesh, Wilshere largohet nga Arsenal

Oriola Marashi nxjerr gjoksin, Kejvina Kthella: Po ik o goc

Oriola Marashi nxjerr gjoksin, Kejvina Kthella: Po ik o goc

VIDEO OPINION/ “Pasion për fshatin”

VIDEO OPINION/ “Pasion për fshatin”
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com