Adi Krasta rikthehet në ekran. Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.
E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.
Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.
Ai do të jetë në ekran brenda pak javësh.