Aktualitet

Rezultoi pozitiv me COVID-19, deputeti Alimadhi dërgohet tek infektivi


               Publikuar në : 18:35 - 27/03/20 |
Al Do

Deputeti Adriatik Alimadhi është transportuar në spitalin infektiv.

Ditën e sotme ai bëri të ditur se është infektuar nga virusi që shkakton COVID-19 sëbashku me bashkëshorten e tij.

Në një prononcim për ABC News ai është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar por megjithatë por transportohet tek spitali infektiv për të marrë ndihmë të specialiuzar.

Alimadhi ka shtuar se dërgimi i tij në spital po bëhet pasi ka reaguar kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i uroi shërim të shpejtë deputetit, ndërsa thoshte se i mirëkupton fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet.

Në statusin e tij ku njoftonte se ishte infektuar me koronavirus, Alimadhi denonconte gjithashtu mungesën e infrastukturës në shërbimin e urgjencës si dhe faktin që ai nuk ishte kontakuar nga mjekët për ti monitoruar gjedjen megjithëse kishte rezultuar pozitiv. /Opinion.al

Pas