Rajoni

Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e NATO-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 27/03/20 |
Al Do

Republika e Maqedonisë së Veriut, është bërë sot anëtarja më e re e NATO-s.

Ky ishte rezultati i një procesi të gjatë pasi Protokolli i Pranimit të saj i nënshkruar nga të 29 vendet anëtare duhej votuar për tu ratifikuar në të gjithë parlamentet e tyre

Duke folur të premten në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish”.

“Pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi, ne të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku”, shtoi Stoltenberg.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, më 30 mars. /Opinion.al

Pas