Kryesore

Koronavirus/6 pacientë të shëruar lënë spitalin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 27/03/20 |
Opi Nion

Ndërsa numri i personave që tashmë konsiderohen të shëruar nga koronavirus ka shkuar në 33, mësohet se 6 persona kanë lënë sot ambjentet e spitalit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi.

Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera./ Opinion.al

Pas