Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezoluta për negociatat/ PPE kërkon futjen e 15 kushteve për Shqipërinë

2020/06/15 at 5:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta për negociatat/ PPE kërkon futjen e 15 kushteve për Shqipërinë

Press point by Manfred WEBER (EPP, DE), Group leader following the EPP Political Assembly meeting

Grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) i ka kërkuar Parlamentit Evropian përfshirjen e 15 kushteve që Këshilli Europian i ka vënë Shqipërisë në Mars në rezolutën e hapjes së negociatave.

Rezoluta për çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor është hartuar nga eurodeputeti Tonino Picula. Këtë të hënë, PPE është shprehur se kjo rezolutë është e përgjithshme dhe nuk përmban kushtet që Shqipërisë i janë vënë nga Këshilli Europian në Mars të këtij viti.

Për këtë arsye, dy përfaqësues të PPE-së, eurodeputetja Kinga Gal dhe David Lega, raportuesi për Shqipërinë, kanë propozuar amendimin e rezolutës për të shtuar dhe 15 kushtet.

Fjalia që ata kërkojnë të shtojnë në rezolutë është:

“[Parlamenti Europian] thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”

Rezoluta mbi Ballkanin Perëndimor pritet të miratohet këtë janë në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Partia Popullore Europiane është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian me 187 eurodeputetë.

Kujtojmë se në Mars të këtij viti Këshilli Europian ra dakord në parim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket Shqipërisë ata kërkuan zbatimin e 15 kushteve para nisjes në praktikë të procesit të negociatave.

Kushtet janë si më poshtë:

  1. Miratimi i reformës zgjedhore;
  2. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
  3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
  4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
  5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
  6. Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën;
  7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
  8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
  9. Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
  10. Progres në reformën e administratës publike;
  11. Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt;
  12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese;
  13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM;
  14. Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censusit;
  15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
Bota

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

30 Tetor, 2025 8:01 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
Aktualitet

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

30 Tetor, 2025 6:23 pm
Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
Aktualitet

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

30 Tetor, 2025 5:04 pm
Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Para
Koronavirusi, mbyllet çerdhja në Tiranë

Koronavirusi, mbyllet çerdhja në Tiranë

Ish-kreu i KMSH akuza Fatmira Hajdarit: Dha vendim për grabitjen e pronës

Ish-kreu i KMSH akuza Fatmira Hajdarit: Dha vendim për grabitjen e pronës

Nisin pushimet kolektive nga puna në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Nisin pushimet kolektive nga puna në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

TE FUNDIT

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
30 Tetor, 2025

Gjatë debatit në Kuvend për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, kreu demokrat Sali Berisha denoncoi mungesën e drejtësisë...

Lexo më shumë

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
30 Tetor, 2025

Gjermania është e aftë të udhëheqë trupat e NATO-s "në vendin e duhur" në krahun lindor nëse është e nevojshme...

Lexo më shumë

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
30 Tetor, 2025

Ylli i futbollit argjentinas dhe tetë herë fituesi i 'Topit të Artë', Lionel Messi, ka thënë se shpreson të luajë në...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
30 Tetor, 2025

Ditën e sotme është prezantuar Raporti Vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com