Aktualitet

Reshjet e shiut, ARRSH: Si paraqitet situata në akset kombëtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 24/01/21 |
Doriana Çepunaj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije gjendjen e akseve kombëtare pas reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e kaluar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ARRSH bën me dije se vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

“Rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.  Në aksin Permet-Çarshovë ka patur rënie të materialeve në trup të rrugës. Është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit. Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë”, njofton ARRSH./Opinion.al

 

Pas