Politikë

Veliaj nga Rrogozhina: Demokratët janë ndarë në 5 copa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 24/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Lekaj i Rrogozhinës, iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen me Partinë Socialiste.

“Bujrum, të gjithë demokratët e ndershëm janë të mirëpritur në PS”, u shpreh Veliaj. “Vërtet jemi forcë e parë, por duhet të dalim mbi 50%, që edhe sikur të gjithë çakejtë dhe hienat e politikës të bëhen bashkë kundër nesh, prapë të jemi të parët. Kjo kërkon bashkimin e të gjithë socialistëve! Por, për këtë na duhen edhe të tjerët, disa shokë tanë që shkuan në drejtime të tjera, të cilët tani duhet t’i rikthejmë në shtëpi”, tha më tej Veliaj.

Më tej, Veliaj thotë: “Qaheshin nga Enver Hoxha! Saliu, 77 vjeç, kërkon të rikthehet për herë të tretë. Fakti që demokratët janë ndarë në 5 copa, madje ka edhe nga ata që duan të votojnë Partinë Socialiste, është një lajm i mirë, sepse ne nuk kemi betejë më tanët”.

Ndër të tjera, ai vijon akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij është bërë me 5 vila në kohën e pandemisë.

“Çfarë janë demokratët e tjerë? Nuk janë Saliu dhe Luli. Demokratët e thjeshtë nuk u bënë me 5 vila në kohën e pandemisë, nuk shtuan pasuri në kohën e tërmetit. Demokratët e thjeshtë i ka kapur tërmeti si ne, i ka kapur halli si ne, i ka zënë COVID-i si ne, por ama vetëm një parti e zgjidh këtë punë: Edhe rindërtimin e bën PS-ja, edhe vaksinën e sjell PS-ja, edhe ekonominë e ngre në këmbë PS-ja, sa herë që e gjen të rrënuar,” tha Veliaj./Opinion.al

Pas