Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit

2022/07/06 at 9:51 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit

“Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit”, thotë në një intervistë për Deutsche Wellen, Birger Schütz, zëdhënës i RSF, Gjermani.


Deutsche Welle: Javën e kaluar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pezulloi për tre muaj gazetarin Klevin Muka nga konferencat e shtypit të tij, pasi sipas tij pyetja e gazetarit ishte joetike. Si e gjykoni ju këtë veprim të Ramës?

Birger Schütz: “Reporterët pa Kufij” (RSF) e dënon deklaratën e Edi Ramës për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit për gjoja sjellje joetike. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t’i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik. Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit. Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin – për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t’i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbën një nga themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t’i fyejë ata, Edi Rama duhet t’u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen edhe më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ka marrë shumë kritika javën e kaluar. Ashtu si Rama, ai u akuzua për arrogancë. Cilat janë ngjashmëritë dhe cilat janë dallimet mes sjelljeve të dy krerëve të qeverive?

E përbashkëta në përgjigjet e Scholz-it dhe Ramës është refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve legjitime të gazetarëve. Megjithatë, konteksti në të cilin kanë ndodhur reagimet është i ndryshëm: Edi Rama prej kohësh ka një marrëdhënie tejet të tensionuar me gazetarët. Ai i sulmon publikisht redaktorët duke përdorur një fjalor agresiv, duke i quajtur ndër të tjera “kazan” dhe “parazitë” dhe nuk druhet t’i kërcënojë ata. Në marrëdhëniet me median, Rama përdor akuza, dhe fushatat e bulizimeve ndaj gazetarëve kritikë janë në rend të ditës. Olaf Scholz-i nuk ka një histori të tillë me median. Reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares u quajt nga disa media gjermane si “arrogant” apo “mendjemadhësi”. Por disa shohin te kancelari gjerman një problem të përgjithshëm komunikimi kur përcjell politikën e tij. Por ai nuk përdor masa disiplinuese nga gazetarët apo kërcënime aktive si në rastin e Edi Ramës.

Në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata”idiotë”. A shikoni ju një taktikë të ndryshuar të Ramës, ku nuk akuzon më të gjithë gazetarët në përgjithësi, por sulmon vetëm më të guximshmit, duke përdorur arsyetimin se pyetja ishte joetike? Çfarë mund të bëjnë gazetarët për t’i kundërvënë kësaj taktike?

RSF pajtohet me këtë përshkrim. Por u takon gazetarëve shqiptarë që të zhvillojnë reagimin e tyre ndaj veprimeve të Edi Ramës. Nga këndvështrimi i Reporterëve pa Kufij, është e një rëndësie qendrore që të bëhen publike të gjitha shkeljet e lirisë së shtypit të Edi Ramës dhe të insistohet në respektimin e dispozitave ligjore. Me shumë rëndësi është edhe solidarizimi i gazetarëve në raste sulmesh të tilla ndaj gazetarëve të veçantë. Rama nuk duhet të ketë sukses me tentativat e tij për t’i nxitur gazetarët kundër njëri-tjetrit, duke përjashtuar individë nga konferencat e shtypit. Media e pavarur duhet të mendojë se si të koordinohet më mirë në reagimin e saj ndaj sulmeve të Ramës. Për këtë do të nevojiten ndoshta edhe aleanca më të gjera në mbrojtje të lirisë së shtypit./DW



Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Tiranë/Makina përplas fëmijën. Një tjetër automjet del nga rruga, ka të plagosur

Vlorë/Po mbytej në det, 50-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Kundër propozimit francez/Protesta të dhunshme në Shkup, 47 policë të plagosur

Kundër propozimit francez/Protesta të dhunshme në Shkup, 47 policë të plagosur

Bie zjarr në Spitalin e Fierit

Bie zjarr në Spitalin e Fierit
















TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com