Rajoni

Kundër propozimit francez/Protesta të dhunshme në Shkup, 47 policë të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 06/07/22 |
Opi Nion

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga qytetarë maqedonas të cilët të nxitur nga opozita po kundërshtojnë propozimin francez që i mbyll mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes.

Protesta nisi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme para godinës së qeverisë, duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, për të vijuar më pas te Ministria e Jashtme, ndërsa situata u përshkallëzua para Kuvendit, ku turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Mediat maqedonase shkruajnë se një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë nisur të hedhin sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke thyer edhe xhamat e Kuvendit.

Gjithashtu raportohet se 47 policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme në Shkup, ku 11 prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë në gjendje kritike.

Pas