Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazhi i “RAI 3” për korrupsionin në qeveri, Rama: Reagova se u sulmua Shqipëria, jo unë

2024/04/24 at 5:27 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reportazhi i “RAI 3” për korrupsionin në qeveri, Rama: Reagova se u sulmua Shqipëria, jo unë

Reportazhin e kanalit “RAI 3” për korrupsionin në qeverinë shqiptare, kryeministri Edi Rama e cilëson sulm ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj tij.


Në një intervistë për “Report Tv”, Rama tha se nuk do të reagonte nëse do të ishte sulmuar ai, por në këtë rast ka reaguar pasi është sulmuar vendi ynë.

Pjese nga intervista

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për atë reportazh që ka bërë RAI 3 për Shqipërinë? E kemi thënë disa herë dhe çfarë nuk shkon sipas jush?

Rama: E para, jo ndoshta në Shqipëri, por në radhë të parë në Shqipëri. Sepse nga Shqipëria ajo është eksportuar dhe importuar ai produkt. Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre. Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet.

Pyetje:Zoti Rama shikoni një sulm ndaj jush, ndaj qeverisë italiane apo ndaj Shqipërisë, sepse Italia do ketë edhe zgjedhje lokale njëkohësisht me zgjedhjet e parlamentit europian?

Rama: Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në jnë dritë të tillë unë revoltohem. Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj.



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Rritet deri në 20% çmimi i ujit për Fierin

Rritet deri në 20% çmimi i ujit për Fierin

Basha e cilësoi pazarxhi kronik, Meta: Ai dhe kur fle gënjen

Basha e cilësoi pazarxhi kronik, Meta: Ai dhe kur fle gënjen

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur me SPAK, apo që…

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur me SPAK, apo që...
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}