Bota

Rënie e lehtë e rasteve në Itali, 978 infektime në 81 mijë tamponë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 01/09/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar sërish një rënie të lehtë të numrit të personave të prekur nga koronvirusi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 978 raste të reja, 18 më pak se një ditë më parë. Ndërkohë tetë persona kanë humbur jetën, dy më shumë se dje.

Italia ka rritur tamponët  në 81.050, përballë 58.518 të kryer një ditë më parë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri total i rasteve në Itali ka arritur në 270.189 persona, ndërkohë që prej nisjes së pandemisë janë shënuar 35.491 viktima.

Raportohet se numri i personave në terapi intensive në 24 orët e fundit ka arritur në 107 persona, 13 më shumë se dje./Opinion.al

 

Pas