Kronikë

RENEA nxjerr nga gremina trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 06/11/21 |
Opi Nion

Disa orë pasi u gjet i pajetë në një greminë në zonën e Qafë-Mollës në Dajt, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.  Për shkak të terrenit të vështirë është dashur ndërhyrja e forcave RENEA.

Trupi i pajetë u gjet mbulur me zhavorr dhe me ndihmën e qenve gjurmues. Sikurse mësohet deri në këto momente trupi ka nisur të dekompozohej, çka lë ekspertët të mendojnë se vrasja është kryer që në ditët e para, pasi Hoxha është raportuar i zhdukur nga familjarët.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen prej disa ditësh policia kishte ndaluar mikun e tij të afërt dhe personin e fundit që kishte marr kontakt me viktimën, Fredi Rushi.  Dëshmitë e tij duket se nuk janë përputhur me dinamikën e lëvizjes, çka ka bërë që ai të jetë dhe i dyshuari dhe i arrestuarit kryesor për krimin. Nuk dihet nëse në këtë ngjarje ka patur edhe të tjerë bashkëpunëtorë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e detajeve./Opinion.al

Pas