Aktualitet

Avionë të vegjël në zonën e Ishmit, Policia: Po vaksinojnë dhelprën e kuqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 06/11/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka sqaruar një lajm të publikuar në rrjetet sociale e më pas në media, për prezencën e një avioni të vogël që është parë duke fluturuar në zonën e Ishmit.

Përmes një njoftimi uniformat blu bëjnë me dije se nga verifikimet e kryera me autoritetet përkatëse, kullën e monitorimit ajror në Rinas dhe me Drejtorinë e Aviacionit Civil, rezultoi se gjatë ditës së sotme kanë kryer fluturime me leje të regjistruara, në orare të ndryshme, 5 avionë të vegjël “kaçatorr”, me kohëzgjatje fluturimi deri në tre orë. Sipas policisë, këta avionë janë të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, për vaksiminin e dhelprës së kuqe, nëpërmjet ushqimit nga ajri.

Njëri prej 5 avionëve është filmuar nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policin. Avioni ka fluturuar prej orës 11:00 deri në orën 14:00, në zonën Durrës-Lezhë.

Pas