Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reja: Nuk ka titullarë, të pranojnë zgjedhjet e mia ose të rrinë në shtëpi

2021/09/05 at 9:44 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përballja me Uellsin, cili do të jetë formacioni i Kombëtares shqiptare

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka komentuar fitoren me Hungarinë, ndërsa e vlerësoi rezultatin, ndonëse sipas tij skuadra vuajti jo pak nga tipat e gjatë.


“Kur flitet për Poloninë e 4-1 thuhet se nuk ishim, por kemi luajtur më mirë se Polonia. Kemi bërë edhe sot një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më parë pastaj erdhi ky gol që na liroi.

Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Vuajtëm sidomos në aspektin fizik, gjithçka e merituam se djemtë ishin të fokusuar me kokë dhe zemër. Në fazën mbrojtëse kemi bërë një ndeshje të mirë, ndërsa përpara me episode, duhet të jemi më konkretë, kemi humbur disa mundësi të mira”, tha Reja.

Më tej, duke folur për formacionin dhe faktin që gol-shënuesi i kësaj ndeshjeje luajti vetëm 20 minuta, Reja tha se të gjithë duhet të pranojnë zgjedhjet e tij, ose të rrinë në shtëpi.

Nuk ka titullarë, ka shënuar edhe Cikalleshi. Çfarë të bëj? Të hedh Brojën, Cikalleshin? Ta shohim! Nëse vjen në formë e me kondicion, të shohim se si do të jetë me klubin. Nëse luan titullar duhet marrë në konsideratë. Ai ka aftësi të rëndësishme. Ka një talent dhe hapësirë rritje nga mosha që ka, por duhet përmirësuar në shumë aspekte. Në kombëtare nuk është si klubi, aty ke kohë për gjithçka, por këtu nuk e ke këtë mundësi. Çdo top që merr është një top që duhet ta luash, jo ta humbasësh. Duhet administruar më mirë topi. Ne kemi humbur shumë mundësi, edhe kur shënuam duhej të mbanim më mirë topin, jo ta hiqnim.Një skuadër në avantazh duhet të luajë me më pak presion, por kjo është një ndeshje vendimtare. Po të humbej ishim jashtë, por sot u kthyem në garë dhe treguam se jemi të gjallë. Çfarë i thashë Brojës? I kam thënë vetëm pozicionin që duhej të mbante dhe sidomos të bënte të dy fazat me top apo jo, se në ato 20 minuta duhet të punojë për ekipin. Ai bëri mirë, edhe duke gjetur pozicionet. Ai duhet të vihet në pozicion që t’u japë lehtësi mesfushorëve. Nëse ai e mëson edhe këtë… trajneri që ka tani nuk e vinte të luante se futbolli ka dy funksione. Kur ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar. Kemi 28 lojtarë, me raste bëjmë zgjedhje me të tjerë. Të gjithë këtu, nuk ka titullarë e zëvendësues. Unë bëj zgjedhje. Nëse i pranojnë, mirë, përndryshe rrinë në shtëpi”, tha trajneri.

Lidhur me objektin në ndeshjen e radhës, tekniku u shpreh: “Objektivi? Do të luajmë shanset tona, tani kemi San Marinon, një ndeshje që duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur. Pastaj do të luajmë shanset me Poloninë.

Duhet të hakmerremi për humbjen e rëndë. Por kemi ndeshje të rëndësishme, t’i luajmë me radhë, të mundohemi të marrim tre pikët me San Marinon nëse jemi të aftë e pastaj të shohim.

Të shohim në çfarë gjendje do të vijnë lojtarët, kush është në formë nuk jemi në kushte që të gabojmë diçka. Ne derisa të ketë shanse, do të luajmë deri në fund shanset tona”./Opinion.al

 

Etiketa: kombetarjarejatitullare


Ju sugjerojmë

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Para
Grusht shteti në Guinea, shefi i Forcave Speciale “kap” presidentin Condè

Grusht shteti në Guinea, shefi i Forcave Speciale “kap” presidentin Condè

Florida/ “Mbijetuesi” vret 4 persona, edhe fëmijën në krahët e nënës

Florida/ “Mbijetuesi” vret 4 persona, edhe fëmijën në krahët e nënës

Lojëtarët s’zbatuan karantinën, Brazili ndërpret kualifikuesen për Botëror

Lojëtarët s'zbatuan karantinën, Brazili ndërpret kualifikuesen për Botëror
















TE FUNDIT

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
14 Korrik, 2026

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë, si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
14 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas, ku për pasojë kanë humbur...

Lexo më shumë

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
14 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}