Rajoni

Refuzimi në KQZ, Vetëvendosje merr një tjetër hap:Lista do të çertifikohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 23/01/21 |
Opi Nion

Vetëm një ditë pasi KQZ refuzoi çertifikimin e listës së tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke e kundërshtuar këtë vendim, që duke rrëzuar listën rrëzon edhe kandidimin e kryetarit Kurti.

“Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të kësaj lëvizjeje në rrjetin social Facebook.

“Lëvizja Vetëvendosje brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje! Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti”, bën me dije Vetëvendosja./Opinion.al

Pas