Bota

Ngadalësim në shpërndarjen e vaksinës në Europë, Conte: Shqetësuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:12 - 23/01/21 |
Opi Nion

Lajmet e fundit që na vijnë nga prodhuesit e vaksinave anti-Covid janë shqetësuese. Është kjo çfarë shkruan në FB Kryeministri italian Giuseppe Conte.

“Pfizer-Biontech ka komunikuar një ngadalësim në shpërndarjen e dozave të programuara në vendet e BE dhe penalizon vende që, si Italia, po nxitojnë me vaksinimin: rajonet italiane janë të detyruara të ngadalësojnë kryerjen e fushatës së vaksinimit për të siguruar dozën e dytë tek ata që kanë kryer të parën”, tha Conte.

Kryeministri tha se ai ishte veçanërisht i shqetësuar për frontin e hapur nga AstraZeneca: “Pfizer-Biontech ka zvogëluar shpërndarjen, por edhe më shqetësuese janë lajmet e përhapura nga AstraZeneca”, vaksina e së cilës pritet të shpërndahet së shpejti në BE.

“Nëse do të konfirmohej reduktimi prej 60% i dozave që do të shpërndahen në tremujorin e parë – tha Kryeministri – kjo do të thoshte që 3.4 milion doza do të dorëzoheshin në Itali në vend të 8 milion dozave”.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat ligjore, siç po bëjmë tashmë me Pfizer-Biontech, për të kërkuar pajtueshmëri me angazhimet kontraktuale dhe për të mbrojtur komunitetin tone në të gjitha format” përfundoi Kryeministri Conte./Opinion.al

 

Pas