Bota

Boris Johnson kryen telefonatën e parë me presidentin Biden


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:46 - 23/01/21 |
Opi Nion

Kryeministri britanik Boris Johnson pati biseden e parë telefonike me Presidentin e ri të SHBA, Joe Biden. Ai tha se pret të punojë me Biden, për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta, duke përfshirë edhe çështjen e ndryshimeve klimaterike.

“Kryeministri mirëpriti ngrohtësisht vendimin e presidentit për të rikthyer Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit mbi Ndryshimin e Klimës,” tha një zëdhënës i Downing Street.

Duke u mbështetur në historinë e gjatë të bashkëpunimit të sigurisë dhe mbrojtjes, të SHBA dhe Mretërisë së Bashkuar, të dy drejtuesit ripohuan angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe vlerat e tyre të përbashkëta, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë.

Presidenti i ri i SHBA nënshkroi të enjten, siç pritej, një dekret ekzekutiv që përcakton procesin e riintegrimit të vendit në marrëveshjen e Parisit për të parandaluar ndryshimet e klimës, duke përmbysur një nga veprimet më emblematike të paraardhësit republikan Trump.

SHBA u tërhoq zyrtarisht nga marrëveshja në nëntor të vitit 2020./Opinion.al

 

 

 

Pas