Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma zgjedhore përçan opozitën parlametare, publikohen 8 kushte të reja

2020/06/15 at 4:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma zgjedhore përçan opozitën parlametare, publikohen 8 kushte të reja

Opozita parlamentare është e ndarë sa i përket Reformës Zgjedhore por ajo që i bashkon të gjithë deputetët duket se është vota kundër marrëveshjes arritur në Këshillin Politik.

Sot një grup deputetesh, kryetarë të partive të vogla të opozitës parlamentare, kanë prezantuar disa nga kushtet e tyre për reformën. Ata janë shprehur madje edhe kundër propozimit të grupit të udhëhequr nga Myslym Murrizi.

11 deputetët kërkojnë hapjen e listave, ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional të pastër kombëtar, votën e emigrantëve, depolitizim të administratës zgjedhore, numërim elektronik, të mos ndalohen koalicionet parazgjedhore, pragu elektorat të jetë 1 ose 2% dhe financimi i partive të mos bëhet nga shteti.

Ata kundërshtuan propozimin e grupit të udhëhequr nga Myslym Murrizi me argumentin se nuk janë kundër koalicioneve parazgjedhore dhe nuk pranojnë pragun elektoral 5%.

“Ne nga këto gjëra nuk do të lëvizim. Marrëveahja që nuk u bë nuk mund të thuhet reforma zgjedhore. Tërheq emrin dhe firmën nga lista me 28-29 emra, pasi synimi nuk është ndryshimi i kushtetutës, por manipulimi. Di që e kanë tërhequr edhe të tjerë. Firmosa, por u shtua neni për koalicionet. U shtuan dy elementë në fund të cështjes, koalicionet dhe pragun cojnë te dy partitë e mëdha. Po i lexoj cfarë kërkojmë; Lista të hapura, votën e emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, depolizitim, numërim elektronik, jo kushte për koalicione, ne vijmë nga PD-ja dhe nuk do i bëjmë kurrë opozitës dhe pragu elektoral të jetë sa më i ulët 1 ose 2%”, tha kryetari i Partisë Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa.

E njëjta gjë u theksuar edhe nga Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë

“Mos ketë koalicione parazgjedhore, kjo është shumë e rëndë, sepse ne jemi këtu për të përfaqësuar edhe ato parti jashtë parlamentit, edhe PD-në që nuk është këtu, sepse ne kemi dalë nga ajo listë dhe nuk e lejojmë të ndalohet të mos bëjnë koalicione, që Rama mandatin e tretë ta marrë në tavolinë. Jemi për ndryshimin e sistemit, për lista të hapura, por asnjë parti të mos ketë, mos paguhen me taksat e shqitparëve. Folëm edhe për një dakordësi, për votën e emigrantëve, që jo vetëm të votohen edhe të zgjidhen, të kemi një unison për zgjedhjet që vijnë. Marrëveshja e parë na dëmton ne, ata lënë në fuqi kodin e vjetër. Ne vendosëm që vazhdimësinë, bashkërisht të mos ketë komisione partiake, të marrin fund, të jenë të depolitizuara. Nuk do ta votojmë Kodin.”, tha ai.

Kryetari i partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri tha se këto zgjedhje duhet të bëhen të ndershme ndryshe do të ketë protesta të mëdha.

“Kemi një kontigjent 650 mijë pensionistë që jetojnë në mizerje. Këto zgjedhje ose do të bëhen të ndershme ose ndryshe do të përballemi me protesta që nuk ua ka marrë mendja. Lufta që është bërë për të mos hyrë partia jonë në parlament është e turpshme. Gjithcka që bëhet këto ditë është e pavlefshme.”, deklaroi ai.

Në grupin e deputetëve që paraqitën kërkesat e tyre sot ishte dhe kryetari i ri i Partisë Maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski i cili kërkoi që në Kodin e Ri zgjedhor të parashikohen kuota të garantuara në Kuven për minoritetet.

“Falenderoj kolegët që më mbështetën që ka ardhur koha që vendi ynë të ketë vende të garantuara për minoritetet në Kuvendin e Shqipërisë. Në rezolutën që firmosëm mbështetëm që të shikohet që në Kodin e ri të shikohet edhe minoritetet për të garantuar përfaqësimin e minoriteteve.”, tha Sterjovski. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
Kronikë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

9 Shkurt, 2026 12:50 pm
Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
Bota

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

9 Shkurt, 2026 12:24 pm
Para
Koronavirusi/ Olsian Cela thirrje prokurorëve: Kontribuoni financiarisht

Olsian Çela urdhëron ristrukturimin e OPGJ në 12 prokuroritë e rretheve

Caktohet data, kur do mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Caktohet data, kur do mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Rezoluta për negociatat/ PPE kërkon futjen e 15 kushteve për Shqipërinë

Rezoluta për negociatat/ PPE kërkon futjen e 15 kushteve për Shqipërinë

TE FUNDIT

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
9 Shkurt, 2026

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i Hungarisë deklaroi se kur lufta në Kosovë u intensifikua në vitin 1999, gjatë mandatit të tij të...

Lexo më shumë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
9 Shkurt, 2026

Nga Aurenc Bebja “Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque” ka botuar, të enjten e 23 dhjetorit 1954, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com