Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi: Për fat kemi opozitë

2016/05/11 at 5:06 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Fëmijët në mes janë tepër

Nga Preç ZOGAJ


Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të përmbyllin sot në selinë e PD-së takimet e paralajmëruara me tri grupet më të mëdha parlamentare në vend për Reformën në Drejtësi. Dje, pas takimit me Grupin e PSsë, Kryeministri Rama nxitoi të dekriptonte këtë tur të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, duke referuar shprehjen popullore “i bien pragut që të dëgjojë dera”.

Që do të thotë se takimi me Grupin socialist ka qenë një formalitet për të mbuluar qëllimin e tyre të vërtetë, hyrjen në grupin e PD-së, që është pengesa, domethënë “dera”! E gjithë kjo është në vazhdën e investimit propagandistik disamujor të këtij Kryeministri për ta paraqitur opozitën si kundërshtare të Reformës në Drejtësi.

 Me risinë se kësaj radhe ai përfshiu edhe dy ambasadorët, duke u atribuuar dhe nxjerrë në shesh një qëndrim që, së paku ambasadori Lu nuk e ka shprehur në asnjë lloj forme. Në rrafshin etik dhe diplomatik kjo është tepër e pakujdesshme për një person që kryen detyrën e Kryeministrit të vendit. Më e pakta. Nuk duam të mendojmë se është edhe një përpjekje për të futur xixa dhe destabilizuar takimin e ambasadorit Lu me Grupin demokrat, duke qenë se atje ka pasur debate për praninë e tij.

Këto gjeste janë aq të pahijshme, sa arsyeja është e prirur t’ia faturojë shkujdesjes budallaqe, vartësisë ndaj një qëllimi që errëson mendjen. Zoti Lu dhe zonja Vlahutin janë thirrur në kauzë, djalli e mori, të distancohen nga qëndrimi që u ka taksur Kryeministri shqiptar. Sidoqoftë, mendoj se demokratët nuk duhet ta kërkojnë këtë dhe as të reflektojnë shenjën më të vogël të lëndimit apo mosbesimit ndaj miqve. Sepse kjo do të thoshte të besonin Edi Ramën, të binin në cicimicet e tij.

E kundërta duhet të ndodhë dhe kam bindjen se do të ndodhë: përfaqësuesit më të lartë të SHBA dhe BE do të priten me respekt të madh nga elita e demokratëve shqiptarë, që janë deputetët demokratë dhe lidershipi politik i PD-së. Kryetari i kësaj partie, zoti Basha, shprehu i pari të enjten e kaluar kënaqësinë për praninë e tyre në mbledhjen e grupit. Është e vërtetë se kjo nuk ka ndodhur më parë gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve.

Ma merr mendja se nuk ka ndodhur për një arsye të thjeshtë: se ata, ambasadorët e SHBA-ve, nuk kanë kërkuar ndonjëherë të shkojnë në mbledhjet e grupeve parlamentare. Kanë shkuar e shkojnë në Kuvend, në komisionet parlamentare, në kongrese, në takime gjyqtarësh e prokurorësh, në përurime, në përkujtime, në dekorime, në stërvitje ushtarake, kudo.

Tani që kërkuan të marrin pjesë në mbledhje të grupeve, po shkojnë edhe aty. Nuk shoh se ka dallime thelbësore midis pjesëmarrjes së ambasadorëve në një mbledhje grupi dhe pjesëmarrjes së tyre në institucionet dhe veprimtaritë e lartpërmendura. A preket sovraniteti? Kultura politike e së djathtës e ka në boshtin e vet sovranizmin. Nuk ka vend për paragjykime kur debatohet për të, por çdo gjë duhet parë e vlerësuar në kontekstin e ngjarjes konkrete, jashtë koncepteve libreske apo të përgjithshme.

SHBA dhe BE nuk kanë asnjë interes apo dëshirë të posedojnë pjesë të sovranitetit tonë në kuptimin e vjetër, neokolonial të fjalës. E kundërta është e vërtetë: Ne kemi punuar e punojmë për të transferuar pjesë të sovranitetit tonë në NATO apo BE në kuadrin e politikave integruese. Për ta bërë më praktike, kam bindjen se ambasadorët dhe politikanët amerikanë e europianë që merren me vendin tonë e kanë barrë, e kanë bezdi, për të mos thënë edhe një fjalë më të rëndë, të bëjnë detyrat e elitës politike shqiptare.

Protagonizmi i tyre i pazakontë në Shqipëri shpjegohet me paaftësinë tashmë endemikë të palëve politike në vend për të ndërtuar një marrëdhënie normale bashkëpunimi. Të huajt mbushin boshllëkun që krijojmë ne, nuk shtyjnë njeri. Kjo është e gjitha. Përveç kortezisë dhe respektit, deputetët e PD-së mund t’u rezervojnë sot ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së një 17 takim të vërtetë pune për Reformën në Drejtësi, ku të diskutohet hapur e çiltër në funksion të cilësisë së saj. Kjo është pika e fortë e demokratëve.

Këta e kanë përmirësuar vazhdimisht reformën. Sikur Reforma në Drejtësi të ishte sot ajo që propozoi shumica qeveritare para shumë muajsh, Edi Rama do të ishte në të drejtën e tij të akuzonte Partinë Demokratike dhe opozitën si përgjegjëse për kohën e humbur, si destruktiviste, si frikacake, e plot epitete të tjera që Rama i ka në majë të gjuhës.

Por pasi është kundërshtuar e amenduar nga opozita dhe ka marrë dy herë rrugës e Venecias, reforma është krejt tjetër. Ajo nuk lë hapësirë për një drejtësi të kapur, siç ishte konceptuar në fillim, ku të gjitha fijet e emërimeve përfundonin në një dorë, në atë të Kryeministrit. Byroja Kombëtare e Hetimit, si pjesë e reformës, nuk është ajo që reklamonin me zë të lartë Rama dhe Tahiri, një vegël e tyre, por një institucion i pavarur.

Ç’do të kishte ndodhur po të ishte kompleksuar e konformuar opozita? Ç’do të kishte ndodhur po të mos kishte kundërshtuar e kontribuar opozita? Me siguri nuk do të kishim kuadrin demokratik të reformës që kemi sot. Gjatë gjithë kësaj kohe Edi Rama është përpjekur të bëjë politikë dhe jo reformë, të luajë me qarin dhe jo të shërbejë standardin, të ndërtojë një diskutim populist pa kundërshtarë “na duhet reforma”, duke zhurmuar dhe injoruar me çdo mjet diskutimin thelbësor “çfarë reforme”, të bëjë presion me afatet, të shtyjë projekte dhe klauzola antidemokratike që kur të kundërshtohen nga opozita, ta akuzojë këtë të fundit se po saboton, se ka frikë, e tjerë e tjerë.

Kësaj loje i ka dalë boja, por ai ngulmon. Para katër-pesë ditësh deklaroi se ishte gati ta votonte që nesër draftin e ndërkombëtarëve, duke drejtuar përsëri gishtin e akuzës nga PD që kishte deklaruar kemi nevojë ta lexojmë dhe analizojmë draftin (ky është sovranizëm). Kur nga ky lexim dolën në pah të meta që kishin nevojë të rregullohen, Edi Rama doli zbuluar në gatishmërinë e tij demagogjike. Mirë që ka opozitë! Mund ta thoshte këtë në formë ndjese. Por jo. Tha tjetrën.

Tha se ambasadorët i ranë pragut që të dëgjojë dera. Pra problemi është PD. I pashërueshëm në vesin për të bërë retorikë me krunde. Korrigjimi drastik i reformës në krahasim me variantin fillestar të shumicës i ka hequr çdo të drejtë Kryeministrit të flasë për vonesa. Midis një reforme që do të forconte kontrollin e qeverisë mbi drejtësinë dhe një reforme që do të largojë duart e qeverisë nga drejtësia, pa dyshim që na duhet kjo e dyta. Edhe sikur të na ishte dashur të humbnin vite.

Midis një reforme për punë dhe një reforme për numër, na duhet ajo për punë. Edhe po të na duhet të humbim sërish kohë. Midis një pale që i analizon draftet dhe kontribuon për përmirësimin e tyre, siç po bën PD dhe një pale që lazdrohet me reformën duke e parë si një gogol për të trembur të tjerët, siç po bën Kryeministri, pa dyshim që e para e shërben më mirë finalizimin e suksesshëm të reformës. Për fat kemi opozitë. Të kultivuar.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Amnesty International: Në burgjet e Nigerisë po vdesin fëmijë

Amnesty International: Në burgjet e Nigerisë po vdesin fëmijë

Ja lista e lojtarëve me më shumë tituj në histori

Ja lista e lojtarëve me më shumë tituj në histori

Statujë dhe dyfishim page, ja shpërblimet e Leicester për Ranierin

Statujë dhe dyfishim page, ja shpërblimet e Leicester për Ranierin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
17 Qershor, 2025

Turizmi në Shqipëri njeh rritje jo vetëm në shifrat e turistëve që e vizitojnë nga viti në vit, por edhe...

Lexo më shumë

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
17 Qershor, 2025

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u...

Lexo më shumë

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
17 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër reagim, duke shtuar tensionet në lidhje me situatën mes vendit të...

Lexo më shumë

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
17 Qershor, 2025

Eurostat, ka publikuar një raport lidhur me numrin e kërkesave për azil, për periudhën mars të vitit 2025. Sipas këtij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com