Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Kukësi: “Federbet” të publikojë prova

2017/07/05 at 2:44 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagon Kukësi: “Federbet” të publikojë prova

Klubi i Kukësit ka reaguar zyrtarisht ndaj kompanisë së monitorimit të basteve, “Federbet”, në lidhje me akuzat e këtyre të fundit për 3 ndeshje miqësore të kampionëve të Shqipërisë gjatë përgatitjeve në Austri, më saktësisht ato ndaj Volfsbergerit, Botoshanit dhe Dinamos së Moskës.


Kukësi i kërkon “Federbet”-it që të publikojë të paktën një provë në lidhje me akuzat që ngre. Verilindorët i cilësojnë këto zëra si dashakeqës të cilët nxiten edhe nga sektorë të caktuar në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Kukësit

“Klubi i Kukësit e gjen të rastit të reagojë edhe zyrtarisht në lidhje me akuzat absurde të Federbetit. Seriozitetin dhe profesionalizmin nga retorika boshe dhe anësia e dukshme i ndan një moçal i madh dhe fatmirësisht, ne e gjejmë veten në anën e duhur të bregut, ndërsa persona të tillë që shkruajnë pa fakte janë të zhytur deri në fyt.

Flasim për anësi, dashakeqësi dhe fjalë boshe, sigurisht fjalë boshe, pasi të marrësh guximin dhe të vendosësh gishtin mbi një ekip, pa asnjë fakt, atëherë nuk mund të flitet për gjë tjetër. “Vlerësojmë” sigurinë e Federbetit në lidhje me ndeshjet e Kukësit, por minimalisht në të paktën një nga ndeshjet duhet të nxirrte një të dhënë në lidhje me çrregullimet e pretenduara të basteve. E sfidojmë, ta bëjë, një fakt!

Ndryshe nga Federbeti, që duket sikur gjen nxitje nga egoja dhe dëshira e sektorëve të caktuar që i frymëzojnë edhe nga Shqipëria, për të “nxirë” ekipin e Kukësit, ne kemi kontrolluar dhe pyetur edhe specialistë të fushës. Asnjë çrregullim bastesh, në asnjërën nga ndeshjet e pretenduara.

Inkurojmë luftën kundër trukimeve dhe jemi në krah të çdo lloj organi që lufton realisht këtë fenomen negative që ka prekur futbollin botëror, jemi në ndihmë të tyre. Nga ana tjetër, përçmojmë me forcë organe të tilla si “Federbet”, që mundohem të mbajnë “pishtarin” e kësaj lufte duke vendosur “njolla” dhe “luftuar” në ajër dhe pa baza reale. Jemi të ndryshëm dhe në këtë pjesë, pasi lufta jonë nuk është me fjalë boshe, apo me shkrime te sponsorizuara “Facebooku”. Lufta jonë do të jetë ligjore dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje, jemi të vendosur për këtë gjë. Nuk lejojmë askënd që të njollosë emrin e ekipit të Kukësit, pasi kemi qenë lokomotivë e ekipeve shqiptare në Europë duke i dhënë mësim të gjithëve se mund të ecësh dhe të fitosh edhe me pastërti.

Në fund, nuk mund të qëndrojmë pa i bërë një ftesë Z. Françesko Barankës për të parë nga afër të gjitha ndeshjet e ekipit të Kukësit, pasi atëherë edhe relacionet e tij, mbase do të ishin më reale dhe do të merreshin më seriozisht.

Kemi humbur dy ndeshje me rezultate të thella dhe sigurisht që nuk ndihemi mirë, por nuk mund të qëndrojmë pa përmendur edhe kundërshtarët e fortë dhe lodhjen e ekipit. Nuk justifikohemi, pasi ne duam të arrijmë maksimumin dhe kemi objektivat tona që duam t’i realizojmë, por në asnjë mënyrë nuk mund të lejojmë askënd të njollosë emrin e Kukësit.

Në fund, i kujtojmë edhe “dashamirësve” tanë në Shqipëri, se duhet të kenë durim, pasi përballja ligjore do të shohë kush ka të drejtë!”

Reagimi i Federbet

Etiketa: Federbetkukesi


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Negociatat/ Rama-Bashës: Mos fol në emër të SHBA, fokusohu tek oferta

Edi Rama: Gumball 3000 sot në Tiranë, spektakël i 150 makinave nga e gjithë bota

Deputeti demokrat i Vlorës-Ramës: Do të të ndjek këmba-këmbës

Deputeti demokrat i Vlorës-Ramës: Do të të ndjek këmba-këmbës

Meshkuj, ndiqni këto këshilla për ta çmendur çdo femër!

A është e vërtetë se seksi ju bën më të zgjuar?
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}