Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rasti “Nazer Seitaj” dhe ping-pongu i institucioneve, ku bie ndesh Xhafaj me Prokurorinë e Krimeve të Rënda

2018/01/31 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Rasti “Nazer Seitaj” dhe ping-pongu i institucioneve, ku bie ndesh Xhafaj me Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli për herë të parë mbëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” për ekstradimin e Nezar Seitajt, personit që kërkohej nga drejtësia italiane për dosjen Habilaj, por njëkohësisht hetohej edhe nga Prokuroria Shqiptare e Krimeve të Rënda për të njëjtën akuzë “trafik droge”. Sipas ligjeve në fuqi ai nuk duhet të ekstradohej përsa kohë po heton drejtësia jonë, por për rastin në fjalë u bë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Edhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, faji i mbetet Krimeve të Rënda.


I pyetur nëse ai vetë do të firmoste ekstradimin e Seitajt, Xhafaj tha: Po të mos kisha dijeni se ka pasur hetim, PO. Policia e ka ndaluar si person nën hetim,  pa pasur një mandat arresti për personin në fjalë. I ka kërkuar policia palës italiane që ai person ka qenë në kërkim ndërkombëtar, dhe në asnjë rast në Interpol Tirana nuk rezulton një dokument që provon se ky person është me vendim arresti nga prokuroria shqiptare. Policia e ka identifikuar e para, pa asnjë kërkesë të prokurorit”.

Në vijim të këtij argumenti, ministri shprehet: “Çfarë mendoj unë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ua kam thënë në sy, e kam thënë dhe publikisht. Policia ka njoftuar Prokurorinë se kur do kalonte në Rinas, sipas njoftimit të Interpol Romës. Në kërkim (TIMS) dalin ata që janë në kërkim ndërkombëtar”.

“Ai u ekstradua, por nëse ka pasur edhe hetim kombëtar edhe mandat arresti ndërkombëtar, prokuroria mban përgjegjësi”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Sakaq në këtë ping-pong janë përfshirë një sërë institucionesh, mes tyre Ministria e Drejtësisë që firmosi ekstradimin. Ajo thotë se i është referuar vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, të datës 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

“Ministria e Drejtësisë nuk ka patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, në zbatim të parashikimeve ligjore të nenit 499 të Kodit të Procedurës penale, ka dhënë miratimin për ekstradim”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër është prokuroria e Përgjithshme e cila thotë se as ajo nuk ka patur dijeni se Seitaj po hetohej nga Krimet e Rënda dhe për këtë ka kërkuar që të kryhen hetime nga prokuroria e Durrësit.

“Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, nuk ka patur asnjë informacion në lidhje më procedimin penal ndaj shtetasit Nazer Seitaj nga Prokuroria Për Krime të Rënda. Aktet e vetme që ka disponuar kjo drejtori janë aktet që kanë lidhje me procedurat e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj, në funksion të drejtësisë italiane”, thuhet në deklaratë.

“Nuk ka pasur asnjë komunikim të Prokurorisë Tiranë me Prokurorinë Për Krime të Rënda në lidhje me çështjen. Nga shqyrtimi i akteve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton: se në funksion të procedimit penal nr.134/2016, më datë 19.10.2017 ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Nazer Seitaj, i ditëlindjes 30.03.1977, lindur dhe banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, formë e posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Ndalimi i shtetasit Nazer Seitaj është vlerësuar i ligjshëm nga Gjykata për Krime të Rënda dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” me afat 20 ditë dhe në përfundim të këtij afati është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

Kjo prokurori nuk ka asnjë komunikim në lidhje më çështjen as me Prokurorinë e Tiranës dhe as me Prokurorinë e Përgjithshme.

Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit i janë dërguar për zbatim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Pra gjithë kjo histori e mbushur me shkelje, sipas kryeprokurores Arta Marku pritet të zbardhet nga Prokuroria e Durrësit.

Sakaq, opozita ka deklaruar hapur se Seitaj u ekstradua për të penguar hetimet për Saimir Tahirin. Kujtojmë se nga dosja voluminoze e prokurorisë së Katanias ka dalë emri i ish- ministrit të Brendshëm, i cili është i vetmi që po hetohet në Shqipëri, të gjithë të tjerët tashmë janë duke u hetuar në Itali.

/Opinion.al

Etiketa: ekstradiminezar seitajxhafaj


Ju sugjerojmë

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Para
Probleme për çiftin e famshëm? David dhe Victoria Beckham janë në krizë

Probleme për çiftin e famshëm? David dhe Victoria Beckham janë në krizë

Flet për herë të parë Muharrem Rama: Epokë e re për Dibrën

Grushte në Bashki, shoqërohet në polici kryebashkiaku i i Dibrës

Video/ Të humbasësh 100 kalori për 5 minuta, ja sa e thjeshtë është

Video/ Të humbasësh 100 kalori për 5 minuta, ja sa e thjeshtë është
















TE FUNDIT

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
16 Korrik, 2026

Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i cili synon mbledhjen...

Lexo më shumë

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
16 Korrik, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, në kuadër të një ristrukturimi të kabinetit qeveritar....

Lexo më shumë

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
16 Korrik, 2026

SHBA-ja ka vendosur 25 për qind tarifa për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që arriti në përfundimin se...

Lexo më shumë

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
16 Korrik, 2026

Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}