Aktualitet

Rasti i Alda Klosit, Berisha: Po përpiqej të përdorej skema si me Gjiknurin e Spiropalin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 11/01/23 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat jashtë selisë blu, komentoi rastin e ish-zyrtares Alda Klosi, të cilës iu grabitën shuma të konsiderueshme parash në banesë.

Berisha u shpreh se si rasti i Alda Klosit mund të jetë çdo ministër,ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të fshehë emrin e saj.

Sipas kryedemokratit po përpiqej të përdorej e njëjta skemë si me Gjiknurin, Spiropalin dhe Ilir Beqjan.

“Kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secila nga ministrat, vetë Edi Rama, emra të tjerë. Vjen zonja me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 apartamente, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme.
Ajo që ishte po kaq përpjekja e Edi Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari dixhital sapo doli skandali.
Po përpiqej të përdorej e njëjta skemë me Gjiknurin, Spiropalin, Ilir Beqjan e me radhë”, tha ai.

Pas