Aktualitet

Lëvizte me pistoletë në Tiranë, në pranga 41-vjeçarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 11/01/23 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar në kryeqytet ka rënë në prangat e policisë për amëmbajtje pa leje. I arrestuari është Mujao Lamaj, 41 vjeç dhe sikurse bëhet me dije nga policia, arrestimi i tij është bërë në rrugën “Teodor Keko”, teksa lëvizte me një pistoletë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start 2023”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi policia e shtetit./Opinion.al

 

Pas