Bota

Rastet e reja në rritje por Moska lehtëson masat e izolimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 01/06/20 |
el ida

Autoritetet në Moskë lehtësuan masat e izolimit kundër koronavirusit, edhe pse numri i rasteve vijon të rritet.

Parqet dhe qendrat tregtare në kryeqytetin rus u rihapën dhe njerëzit u lejuan të dalin jashtë për shëtitje dhe ushtrime, për herë të parë pas nëntë javësh.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi javën e kaluar se vendi i tij e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit, megjithatë, numri i të infektuarve është ende në rritje.

Të hënën, autoritetet ruse raportuan për 162 viktima dhe 9035 raste të reja me koronavirus. Në total, Rusia ka mbi 414,800 të infektuar, duke u renditur pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit./Opinion.al

Pas