Aktualitet

Dështon seanca e parë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 01/06/20 |
el ida

Dështon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-Kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ai ndodhet në arrati që prej 12 nëntorit 2019, kohë kur gjykata caktoi për të një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë.

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”./Opinion.al

Pas