Aktualitet

Raporti i “Freedom House”, Meta: Kambanë e fortë alarmi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 03/03/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e publikuar ditën e sotme nga “Freedom House” për lirinë në botë, ku sipas renditjes Shqipëria shënoi rënie me një pikë.

Meta nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”  deklaron se Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit dhe e rendur mes regjimeve hibride.

Sipas kreut të shtetit, shembja e Teatrit Kombëtar, dhunimi i protestuesve dhe vrasja e të riut Klodian Rasha nuk mund të mbulohen nga propaganda.

Meta e cilëson, në shkrimin e tij, 25 prillin si ditë referendumi e si një moment historik për t’i dhënë jetë demokracisë e shtetit ligjor.

MESAZHI I PLOTË

Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit!
“Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!
Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.
Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një kambanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.
Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian./Opinion.al

Pas