Aktualitet

Rama: Universiteti të funksionojë si aktor në treg, hera e fundit që rritim pagat uniform



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 18/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar sot me rektorët e universiteteve u shpreh se rritja e pagave të pedagogëve në mënyrë uniforme do të jetë hera e fundit që do të aplikohet.

Rama theksoi se universitetet do të shërbejnë si aktorë në treg dhe jo si gjimnazet që financohen dhe mbahen me pagën e shtetit.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se universiteti duhet të thithe fonde për kërkimin shkencor.

 ‘Ne patëm një debat me rektorët për çështjen e pagave. Bota akademike është ndryshe, s’janë gjimnaze as shkolla 9-vjeçare që mbahen me pagën e shtetit. Përgjithësisht sepse tani me reformën e administratës spitalore  do ketë përgjysmime. Universiteti është përpara hyrjes në jetë dhe hyrjes në jetë. Universiteti duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet thithjen nga tregu. Të jetë aktor i tregut, të thithe fonde për kërkimin shkencor etj etj. Kjo sjell domosdoshmërinë që pagat që rriten në formë uniforme, autonomia sjell liri por edhe përgjegjësi. Është hera e fundit që ne rrisim pagat në mënyrë uniforme, do të rrisim për ata që do të arrijnë t’u mësojnë më shumë universiteteve. Dhe padyshim do këtë rritje page të kombinuar, jo nga studentët por nga futja e universiteteve si aktorë në treg. Kampuset universitare, nuk janë fjetore, por janë hapësira ku takohet universiteti me biznesin dhe tregun. Unë jam i bindur që UBT me reformën që po bën është një nga kontributet më të rëndësishëm të PD-së rektori, por unë e çmoj, por do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë kompani për të marrë dijen e universitetit. E para, e dytë çështja e bursave, ne kishim një sistem, për bursat e ekselencës, financonim deri vjet një shumë të konsiderueshme parash për 30 veta me idenë që t’i shkollojmë jashtë në universitetet më të mira të botës dhe këta të na japin kontribut dhe të tërë këta kanë ikur. Ne vlerësojmë meritën.’- tha Rama.

Pas