Aktualitet

Kreu i sindikatave i përgjigjet Ramës: Universitetet në gjendje kënetore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 18/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në një dalje për mediat reagoi lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha gjatë takimit me rektorët e universiteteve se ka ikur koha kur qeveria rrit pagat se e kërkojnë sindikatat.

Kovaçi tha se të gjitha universitetet janë në gjendje kënetore. Sipas tij rankimi i universiteteve pa bërë investime në to është i kotë.

Më tej ai deklaroi se do të vazhdojnë me bojkot të plotë të procesit mësimor.

“Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen. Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komitetit. T’i të thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Ranikimet pa fonde i bën kot. Ça rankimi bën kot? Performanca e universiteteve është e mirë në krahasim me gjendjen e mjerueshme që është sot. Pedagogët kanë vazhduar dhe në kohë pandemie, edhe pse me pasoja. S’mund të ketë rankim me këtë gjendje. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrisë së Arsimit, që të kthejnë kokën nga universiteti që të financojnë.”, tha Kovaçi./Opinion.al

 

Pas