Aktualitet

Rama: Nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, do e marrin diplomën kur…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 18/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me rektorë të universiteteve ditën e sotme foli edhe për largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë.

Rama u shpreh se nuk mund të vazhdojmë të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, kur të gjitha investimet bëhen nga qeveria.  Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se diploma e mjekut nuk do të jepet sapo të mbarojë shkolla.

“Nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermani. Paguajmë ne i bëjmë gati dhe i merr Gjermania. Nuk mund të vazhdojë kështu. Ne nuk kemi mungesë për mjekë, por Italia sot ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Nuk do presim të shkojmë në atë stad. Diplomën e mjekut nuk do ta japin sa të mbarosh shkollën, do ti kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj mund të shkosh ku të duash. Do të kërkojmë të na e kthejnë investimin. Duan ti marrin në Gjermani, ti marrin, por duhet të na e kthejnë investimin,. Nuk mund të BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka. S’mund të vijojë mediokriteti për të mbajtur ca njerëz me rroga në punë. Lëvizni, bëhuni pjesë e mesatares së lartë dhe bëhuni diçka tjetër”, tha Rama./Opinion.al

Pas