Aktualitet

Rama u premton zerim të taksave, tregtarët nuk e ndalin protestën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 30/11/15 |
b.f

TIRANE- Zerimi i taksës për biznset e vogla nuk i ka frenuar tregtaret për të protestuar  sërisht. Sicc ishte lajmëruar ata kanë dalë në protestë përpara Kryeministrise duke kundershtuar ligjin e ri për procedurat Tatimore që hyri në fuqi ne 12 nentor dhe  parashikon gjoba deri në 10 milion lekë.

Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të profesioneve te lira. Ata kundershojne ndryshimet e paketes fiskale që i detyron profesione si  dentiste, farmacistë apo avokatë të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore mbi bazën e pagës maksimale dhe jo minimale sicc është aktualisht.

Të mbështetur edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, tregtarët thonë se protestat do të përshkallezohen më tej nëse kërkesat e tyre për shfuqizimin e supergjobave nuk meren parasysh.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas