Aktualitet

Rama tha se ambasadorët komentojnë vendimet e gjykatave/ Escobar: Kim ndjek linjën e DASH



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 25/10/22 |
Opi Nion

Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në këto momente dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare.

Në takimin mes dy qeverive marrin pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare. Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, bisedoi pak para fillimit të takimit me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, ku ndër të tjera komentoi deklaratat e Ramës kundrejt ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Rama, pak ditë më parë u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”.

Në lidhje më këtë çështje, Escobar tha se ajo që bën ambasadorja Kim është shumë përfituese për Shqipërinë dhe se ajo është personi kryesor në marrëdhëniet dypalëshe.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Pas