Aktualitet

Rama tek UBT: Ndërtojmë fermën didaktike, vazhdon punësimi i studentëve


               Publikuar në : 10:19 - 15/03/19 |
b.f

Kryeministri Rama ka qenë sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ka folur për fermën didaktike që pritet të ndërtohet pas financimit 1 milionë euro që ka akorduar qeveria. Kryeministri ka preferuar të përqendrohet vetëm në çështjet e arsimit të lartë dhe problematikat e Universitetit Bujqësor, pa përmendur aktualitetin politik.

“Qeveria ka akorduar 1 milionë euro për fermën e parë didaktike. UBT ka patur potencial ndërkombëtar sepse dikur ky universitet ishte qëndër ekselence. Ne do të vazhdojmë punësimin e studentëve ekselentë në administratë dhe qeveria nuk e ka harruar Paktin për Universitetin. Prej tyre 31 persona janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nuk është thjesht një valë si kjo e 373 studentëve të parë, por një angazhim afatgjatë të Paktit për Universitetit. Faktikisht, ne sot nuk bëjmë asgjë tjetër veçse financojmë një pakt”, u tha Edi Rama.

Ndër të tjera, ai shtoi se priste që Universiteti Bujqësor të kthehej në një kompani të mirëfilltë fitimprurëse, duke ofruar ekspertizë në fushën e bujqësisë nëpërmjet studentëve dhe pedagogëve. Rama tha se gjatë këtyre tre viteve e ka vizituar UBT-në më shumë se gjithë kryeministrat e marrë së bashku, si shenjë se ka pritshmëri të larta nga ky institucion./Opinion.al

Pas