Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama të rivlerësojë kandidaturën e ministrit të Jashtëm”

2019/01/11 at 6:24 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Jemi duke “goditur” komplotin Veliaj-Xhafaj

Për kandidaturën e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme ka reaguar edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.


Në një deklaratë ky këshill i bën thirrje Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar”, thuhet në reagim.

Deklarata e Këshillit të Ambasadorëve

Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendësministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.

           Viti 2019 do të jetë veçanërisht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Më kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e Kryesisë së Rradhës së OKB-së në vitin 2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thelbësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvillimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëheras politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqënies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.

           Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

 

Etiketa: keshilli i ambasadoreveministri i jashtemramarivleresoje kandidaturen


Ju sugjerojmë

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Para
Kanadaja kërkon 1 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme

Kanadaja kërkon 1 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme

Vjedhja e bazës ushtarake, FA: Akt i shëmtuar, përgjegjësit do ndëshkohen

Vjedhja e bazës ushtarake, FA: Akt i shëmtuar, përgjegjësit do ndëshkohen

VIDEO OPINION/ Lulzim Basha!

VIDEO OPINION/ Lulzim Basha!
















TE FUNDIT

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
16 Korrik, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, në kuadër të një ristrukturimi të kabinetit qeveritar....

Lexo më shumë

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
16 Korrik, 2026

SHBA-ja ka vendosur 25 për qind tarifa për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që arriti në përfundimin se...

Lexo më shumë

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
16 Korrik, 2026

Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi...

Lexo më shumë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
16 Korrik, 2026

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen se kanë përvetësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}