Aktualitet

Rama: Taksa 0 deri në 2029, i japim mundësi biznesit të vogël të vrapojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 04/04/21 |
Opi Nion

Gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme në Fier me përfaqësues të biznesit të vogël kryeministri Edi Rama iu premtoi se këtë vit do të ketë një sezon turistik të lehtësuar si rrjedhojë e vaksinimit si dhe premtoi se taksa 0 për ta do të jetë e tillë të paktën deri në vitin 2029.

Më tej ai theksoi se nëse i japim mundësi biznesit të vogël të vrapojë atëherë ai do të jetë motorr i punësimit dhe vetëpunësimit.

“Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur.

Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë me Partinë Socialiste 0 do të mbetet deri në vitin 2029. Kjo do të thotë që ne i kemi bërë mirë llogaritë. Nëse i japim mundësi biznesit të vogël të vrapojë atëherë ai do të jetë motorr i punësimit dhe vetëpunësimit”,- tha Rama./Opinion.al

Pas