Kronikë

Krujë/Drogë,armë zjarri e municion,arrestohen 2 vëllezër dhe bashkëpuntori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 04/04/21 |
Opi Nion

Dy vëllezër dhe bashkëpuntori i tyre janë vënë në pranga pasi në vendin e quajtur “Krastë”, në qytetin e Krujës, janë kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit: S. B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), efektivët e policisë sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas