Aktualitet

Rama takon kryeministrin e Izraelit: Bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 23/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Yair Lapid gjatë vizitës zyrtare në Izrael.

Teksa publikon disa foto me kryeministrin e Izraelit, Rama shkruan në rrjetin e tij social në “Facebook” se në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, shkruan Rama.

Vizita e kreut të qeverisë Rama në Izrael, vjen pas sulmeve kibernetike që ky shtet ndërmori ndaj Shqipërisë./Opinion.al

Pas