Aktualitet

COVID-19/ 18 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 23/10/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar me COVID-19 18 raste të reja nga 307 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor, nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID-19.

Ndërkohë, bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar 10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë dhe Tepelenë. Janë 248 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.  Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             13

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     307

Testime totale                   1,993,685

Raste pozitive                      331,626

Raste të shëruara                  327,786

Raste Aktive                             248

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    172

Fier                           24

Vlorë                         12

Berat                           12

Gjirokastër                8

Durrës                     7

Shkodër                 6

Elbasan                   5

Dibër                      1

Lezhë                       1

Pas