Kryesore

Rama: Takimet e sotme çuan më tej agjendën e bashkëpunimit me Turqinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:57 - 03/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama shprehet se takimet që po zhvillohen me anëtarët e qeverisë turke, po bëhen në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit

Në  një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto takime po diskutohet për shëndetësinë me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar.

Arsimin me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial.

Strehimin Social me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit.

Kulturën e Turizmin me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet./Opinion.al

Pas