Aktualitet

Rama sulmon Bashën për grumbullimet: E turpshme, një rrumpallë kriminale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 01/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë zhvillimit të një takimi me fermerët në Rrogozhinë kritikioi grumullimet e krijuara nga kreu i PD, Lulzim Basha. Kryeministri i ka cilësuar të turpshme dhe kriminale takimet elektorale të kryedemokratit.

Më tej kreu i qeverisë theksoi se shumë shpejt vendi ynë do të jetë mes vendeve që vaksinojmë në shumë, në pjesën lart të tabelës së vaksinimit në Europë.

“Na kanë dalë prapë përpara këta xhagajdurët e së shkuarës, një shportë me karavidhe mbledhur atje raqi raqi kikiko si ajo loja në të shkuarën duke krijuar një tabor krushqish dhe duke sorollatur Lulin në Shqipëri për ta bërë dhëndër. Në këtë sorollatje ajo që po bën Basha së bashku me ata që organizon këto dasma pa nuse në rrugët e Shqipërisë është e turpshme, është e papërgjegjshme, është kriminale sepse janë vatra infektimi. Ne kemi ngritur vatra vaksinimi.

Shumë shpejt do dalim në pjesën lart të tabelës së vaksinimit në Europë, do të jemi mes vendeve që vaksinojmë në shumë. Ata nuk duan t’ia dinë fare as për njerëzit më besnik që dalin atje siç kanë bërë për 30 vjet dhe me mendimin që të mbarojmë zgjedhjet dhe pastaj kush ta hajë ta hajë nga këta. 2-3 javë do virusi të të kapë fytin dhe uroj që asnjë prej tyre të mos përfundojë në sptial, por ashtu siç po veprohet është një mesazh i qartë për shqiptarët që kanë dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti, ata janë rrumpalla, ata janë paftësia dhe janë dëmi që i rri si kërcënim mbi kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit”, tha Rama./Opinion.al

Pas