Aktualitet

U arrestua për tjetërsim pronash,pushohet çështja ndaj ish-deputetit të PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 01/04/21 |
Opi Nion

Është pushuar çështja ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, pasi Gjykata e Lezhës ka dalë në përfundimin se nuk provohet vepra penale ndaj tij.

Kujtojmë se Arben Ndoka përfundoi në pranga në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Ai u akuzua për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave apo formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës.

Hetimi disamujor për një grup kriminal çoi në përfundimin se ky i fundit ishte i implikuar në abuzimet me tokë shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave.

Teksa hetimet vijuan nga ana e Prokurorisë, u dyshua se Arben Ndoka sëbashku me disa zyrtarë të tjerë ndikuan në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune, nga ranishte në tokë arë, që më pas të kalonte te të afërmit e tyre./Opinion.al

Pas