Kryeministri Edi Rama në një aktivitet të zhvilluar në ambientet e kryeministrisë ditën e sotme, ku po prezantohet shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë, bëri me dije se shumë shpejt satelitët do të zvendësohen nga dronët.
Rama tha se kemi vendosur të marrim dronë të armatosur, ndërsa shtoi se ato janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial por sipas tij kanë edhe një tërësi funksionesh të tjera.
‘Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Me zhvillimet e reja kemi vendosur të marrim dronë të armatosur që janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplemantaritet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion. Nuk ka qenë një proces i lehtë janë angazhuar disa institucione në koordinim nga Ministria e Mbrojtjes. Qysh prej vitit që vjen forcojmë pozicionin tonë në luftën e kontrollit të plotë të monitorit.’- tha Rama.