Kryesore

Satelitët, Tabaku: Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7mln euro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 29/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku reagoi lidhur me shërbimin satelitor që prezantoi ditën e sotme kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Tabaku tha se satelitët për monitorimin e territorit janë një justifikim për tenderin me vlerë 5.7 mln euro. Sipas deputetes, Rama u kërkon shqiptarëve sakrifica ndërsa vetë shpërdoron taksat e tyre.

“Edi Rama ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon shqiptarëve sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre”, shkruan Tabaku në Twitter./Opinion.al

Pas