Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia: U dogj brenda dhomës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 29/09/22 |
Opi Nion

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në pronësi të tij.  Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në Divjakë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

“Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.  Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur”-njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas