-U tha në Opinion

Rama shpjegon qeranë:Prilli dhe Maji do të paguhen në mënyrë proporcionale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:24 - 02/04/20 |
Opi Nion

Jemi në kushtet e një lufte. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në në lidhje në emisionin “Opinion”, ndërsa ka shpjeguar edhe aktin normativ të nxjerr nga qeveria për të rregulluar raportin e qerave në periudhën Prill, Maj 2020.

Duke lexuar pjesë nga akti normativ, Rama shpjegoi që qeraja e këtyre dy muajve, e pezulluar për disa kategori të caktuara, do të shlyhet në mënyrë proporcionale nga qeramarrësit, pas 31 Majit, sipas një dakordësie mes qeramarrësit dhe qeradhënësit.

Rama shpjegoi se ky akt normativ përfshin familjarët që kanë një banesë me qera dhe kanë pezulluar punët, studentët dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit.

“Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj.

Po kështu edhe qiramrrësit studentë.

Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramrrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, u shpreh Rama duke shpjeguar që ky akt nënkupton ndërhyrjen e domosdoshme të qeverisë për ta uniformizuar një marrëdhënie, duke i dhënë mundësinë të parëve atyre që janë më në hall: pensionistët familjet në ndihmë ekonomike dhe bizneset e vogla.

“Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, tha Rama. Por Kryeministri shpjegoi se do të ketë një trajtim specifik për individët të cilët të ardhurat e qerasve i kanë mënyrë jetese./Opinion.al

Pas