-U tha në Opinion

Rrezikon përplasje mes qytetarëve akti normativ i qerave? Përgjigjet Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:48 - 02/04/20 |
Opi Nion

Ndërsa foli për aktin normativ, që synon të rregullojë raportet qeramarrës-qeradhënës, Kryeministri Rama theksoi edhe një herë, se janë të panegoziueshme pagesat e taksave apo shlyerja e faturave të energjisë dhe ujit.

“Heqje taskash, shtyrje taskasah, shtyrje faturash, të mos e përdorin në këtë luftë. Lufta financohet me taksa, nuk financohet nga ndojnë shpellë që ka flori , por financohet nga taksat. Kemi falur 150 milionë dollarë kamatvonesa.Taksa, fatura detyrimesh për drita, janë jashtë bisedës”, tha Rama.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse vendimi I tij për qeratë do të rrezikonte një përplasje mes qytetarëve shqiptarë, Rama tha:

“Shqiptarët janë njerëz soldiarë, janë njerëz që kuptojnë dhe mirëkuptojnë. Një grusht nuk bën as shumicën dhe as karakterin e shqiptarëve. Patjetër mund të ketë një grusht. Pikërisht se janë këta njerëz ka dalë akti normativ. Le ta provojnë që të kacafyten. Kjo është një kohë lufte ku gjithkush duhet të heqi diçka nga vetja. Shumica dërrmuese e qeradhënësve duhet ta shohin këtë, jo vetëm nga njerëzillëku dhe solidariteti, por edhe në mënyrë pragmatike. Pse do ta nxjerrësh ti një biznes që është sot i ndaluar të punojnë, kur ti nuk ke mundësi të gjesh të vij një binzes tjetër”, tha Rama./Opinion.al

Pas