Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama se nuk ndahet dot nga njerëzit e inkriminuar pavarësisht presionit nga ambasada e SHBA.
Ish- deputeti i PD, Çlirim Gjata, në një status në Facebook shkruan se Rama “u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.”.
Sipas tij, “duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.”
Gjata shton se kryeministri i ka injoruar edhe herë të tjera paralajmërimet e Ambasadës Amerikane dhe “pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”. /Opinion.al
Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për…
Posted by Çlirim Gjata on Thursday, September 3, 2020