Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Regjim i ri në doganat Kosovë-Shqipëri, nuk do të ketë kontrolle fizike

2021/11/26 at 12:24 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Regjim i ri në doganat Kosovë-Shqipëri, nuk do të ketë kontrolle fizike

Pas nënshkrimeve të marrëveshjeve, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Albin Kurit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat në Elbasan.

Rama tha se qëllimi i dy qeverive është lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve mes dy vendeve, teksa theksoi se në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës do të aplikohet një regjim i ri, monitorim përmes kamerave dhe pa kontrolle fizike.

“Gazetarët tirana kanë ardhur këtu në Elbasan, për të ndjekur nga afër këtë mbledhje të 7 ndërqeveritare mes dy vendeve. Besoj i ndoqët rezultatet e këtij takimi që është përgatitur me intensitet të posaçëm. U takuam në Prishtinë dhe ramë dakord për piketat e takimit. Kemi firmosur një sërë marrëveshjesh konkrete, ku pa dashur që të marrë kohë të tepërt, të nënvizoja marrëveshjen e bërë për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Të dyja qeveritë kanë përcaktuar në buxhetin e 2022-it, një fond, të dyja ministritë kanë dakordësuar për ngritjen e ekipit të përbashkët të punës. Po ashtu dua të nënvizojë marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor, një kërkesë legjitime e kahershme e kohës, e eksportuesve dhe importuesve në të dy anët e kufirit, të cilët do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë. Më tutje nënvizoj se eliminimi i procedurave të dyfishta është objektiv i yni në të gjithë sektorët. Krijimi i manualit të ri për operimin në doganën e Durrësit, është kyçi për të ngritur në një nivel tjetër lëvizjen e lirë. E treta dua të nënvizojë, pasi është dhe lajm i mirë për të gjithë qytetarët nga të dy anët, veçanërisht për qytetarët e Kosovës të cilët vërshojnë në ditë festash apo në sezon veror në Shqipëri, është dakordësuar një regjim i ri doganor për ta në kufi, duke parasysh që mos të ketë radhë të dyfishtë. Po punohet për një sistem alternativ monitorimi të pikave kufitare me kamera, pa kontrolle fizike, duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët i dy qeverive, por edhe personalisht i Albinit dhe i imi, për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar te disa modele pozitive, si Milano, Munich. Dua të falënderoj personalisht Albinin për ritmin e ri që ka marrë ky proces. Një pjesë të këtyre marrëveshjeve janë në zbatim. Problematika e zbritjes nga niveli më i larte te administrata, mund të kthehet në problematikë bllokuese. Krijimi i sekretariatit për koordinimin e të dy qeverive, në funksion të të dy marrëveshjeve, si mekanizëm i ri funksional, që raporton dhe orientohet nga zyrat e kryeministrave. Albin miku im, shumë faleminderit për mundimin për të ardhur deri këtu, Do kishim dashur që t’ju prisnim me diell, por megjithatë mbase ky shi që vazhdon e instiston është një bereqet. Bashkimi dhe intensifikimi i sa më shumë të të gjithë hapësirës dhe ndërveprimi i të dy shteteve, për të punuar që të kthejmë kufirin në normalitet, dhe jo si një mur për ndërveprimet të të dy bashkësive që kemi nderin e madh në këtë fazë të udhëheqim.”, tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: kontrolletkurtiPikat kufitarerama

Ju sugjerojmë

Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë
Aktualitet

Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë

20 Gusht, 2025 10:49 am
Aksidentohet në Gjermani autobusi me udhëtarë nga Kosova, 3 të lënduar
Bota

Aksidentohet në Gjermani autobusi me udhëtarë nga Kosova, 3 të lënduar

20 Gusht, 2025 10:38 am
Kurbin, plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, pranga 33 vjeçarit
Aktualitet

Kurbin, plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, pranga 33 vjeçarit

20 Gusht, 2025 10:31 am
Okulistika e Spitalit Vlorë/ Pacienti humbi shikimin, kryhet me sukses ndërhyrja
Aktualitet

Okulistika e Spitalit Vlorë/ Pacienti humbi shikimin, kryhet me sukses ndërhyrja

20 Gusht, 2025 10:11 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kosovë, vijon seanca konstituive në Kuvend pas aktgjykimit të Kushtetueses

20 Gusht, 2025 9:55 am
‘S’ka forcë magjike të ndalë zjarret’/ Rama: Spanja e Turqia në situatë të rëndë..
Aktualitet

(VIDEO)Risi për drejtuesit e automjeteve, Rama: CAP përfshihet në lejen e drejtimit

20 Gusht, 2025 9:48 am
Protestat në Serbi, dhunë dhe kaos/ Vuçiç kërcënon me masa të rrepta
Rajoni

Protestat në Serbi, dhunë dhe kaos/ Vuçiç kërcënon me masa të rrepta

20 Gusht, 2025 9:16 am
BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën
Bota

BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën

20 Gusht, 2025 9:06 am
Divjakë, familjet në konflikt për kanalin vadisës/Vritet me thikë 32 vjeçari(Detaje)
Aktualitet

Divjakë, familjet në konflikt për kanalin vadisës/Vritet me thikë 32 vjeçari(Detaje)

20 Gusht, 2025 8:54 am
Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit! Pensionistët më të angazhuar…
Aktualitet

Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit! Pensionistët më të angazhuar…

20 Gusht, 2025 8:43 am
Para
Një vajzë 12-vjeçare vritet me thikë në Liverpul, arrestohen 4 adoleshentë

Një vajzë 12-vjeçare vritet me thikë në Liverpul, arrestohen 4 adoleshentë

Kurti: Ka pasur vonesa në zbatimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

Kurti: Ka pasur vonesa në zbatimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

“Ballkanin e Hapur”, Rama: Shqiponja është me dy koka, nuk kapet në befasi

“Ballkanin e Hapur”, Rama: Shqiponja është me dy koka, nuk kapet në befasi

TE FUNDIT

Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë

Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë
20 Gusht, 2025

“Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë do t’i shtohen hapësira bashkëkohore që lidhin historinë me komunitetin, të shkuarën...

Lexo më shumë

Aksidentohet në Gjermani autobusi me udhëtarë nga Kosova, 3 të lënduar

Aksidentohet në Gjermani autobusi me udhëtarë nga Kosova, 3 të lënduar
20 Gusht, 2025

Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua...

Lexo më shumë

Kurbin, plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, pranga 33 vjeçarit

Kurbin, plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, pranga 33 vjeçarit
20 Gusht, 2025

Plagosi me thikë, një 50-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Kurbin. Policia sekuestroi thikën e përdorur...

Lexo më shumë

Okulistika e Spitalit Vlorë/ Pacienti humbi shikimin, kryhet me sukses ndërhyrja

Okulistika e Spitalit Vlorë/ Pacienti humbi shikimin, kryhet me sukses ndërhyrja
20 Gusht, 2025

Spitali Rajonal i Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës. Së fundmi, u realizua me sukses një ndërhyrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com