Aktualitet

Rama: Reforma e energjisë, çmimi u ul nën kosto për të mbrojtur konsumatorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 09/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp teksa pritet të shpalos planin e posaçëm në mbrojtje të qytetarëve pasi qeveria shpalli një ditë më parë emergjencën për furnizimin e energjisë elektrike.

“Pak ditë më parë iu drejtova një mesazh të drejtpërdrejtë për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sot jam këtu për t’iu thënë ca do të bëjmë ne për këtë krizë. Të rrisësh paga e pensione apo të ulesh kontribute përtej aftësisë me logjikën e sudes jo me ndërgjegjen e atdheut. Ose do të thotë të vrasësh të nesërmen. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe, ja pozicioni ynë 8 vjet më parë. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe. Të tjerët thonë se ne i kemi braktis njerëzit në nevoje duke filluar nga pensionistet e kemi rritur energjinë elektrike nga vendet në Evropë. Ja çmimi i energjisë për konsumatorin. Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blemë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët në 9.5 lekë në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë”, tha Rama.

Kujtojmë se kreu i qeverisë u shpreh të premten se më të prekshëm nga kjo krizë janë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla duke paralajmëruar që këto kategori do të përfitojnë nga plani.

Sipas kreut të ekzekutivit kjo krizë parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa nga ana tjetër Rama siguroi se kriza nuk do të ndikojë në ndërprerjen e energjisë elektrike./Opinion.al

Pas