Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama publikon listën e çmimeve: Ja sa do paguani për shërbimet në Shëndetësi

2016/02/08 at 11:11 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Rama: Ja shqetësimet e mia për zgjedhjet. Shmang takimin me Bashën

TIRANE- Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook ka publikuar listën e çmimeve të shërbimeve në shëndetësi.


Deklarata e plotë e Kryeministrit Rama

Duke filluar nga data 1 Shkurt, janë miratuar edhe tarifat e reja të vizitave te mjeku specialist dhe të ekzaminimeve të ndryshme shëndetësore për personat që nuk janë të siguruar, por që bëhen pjesë e sistemit të referimit, duke e filluar kontrollin nga mjeku i familjes.

Ka një ulje shumë të konsiderueshme të tarifave krahasuar me ato të deritanishme. Ndërkohë, është e qartë se tarifat për personat që nuk pranojnë të ndjekin sistemin e referimit, pra përmes mjekut të familjes, do të mbeten të pandryshuara.

Kështu, pacienti fillimisht duhet të shkojë tek mjeku i familjes. Ky stacion tanimë është falas. Në rastet kur mjeku i familjes gjykon se pacienti ka nevojë për një ndihmë më të specializuar, me anë të një rekomandimi e dërgon pacientin tek mjeku specialist. Kur pacienti paraqitet tek mjeku specialist duhet të jetë i pajisur me kartë idenditeti dhe rekomandim nga mjeku i familjes. Kështu ai do të përfitojë nga çmimet e reja, shumë më të ulëta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë prej 1 shkurtit.

Pas ofrimit të vizitës falas te mjeku i familjes, vendim i cili hyri në fuqi më 27 janar 2016, në rastin e vizitave ambulatore, kryerja e injeksioneve dhe ndërhyrjeve mikrokirurgjikale ofrohet tashmë falas. Tarifat për disa ekzaminime, si Mamografia dhe Anti-HIV 1+2, bëhet Zero për herë të parë.

Vizita tek mjeku specialist në poliklinikë, nga 1500 lekë ulet në 100 lekë;

Vizita tek mjeku specialist në spitalet universitare, nga 3000 lekë ulet në 500 lekë;

Vizita tek mjeku specialist në spitalet rajonale, nga 2000 lekë ulet në 100 lekë;

Vizita tek mjeku specialist në spitalet e rretheve, nga 1500 lekë ulet në 100 lekë.

Po ashtu, nëse një person i pasiguruar ka të nevojshme kryerjen e një ekografie, ajo kushton 1000 lekë në rastet kur pacienti nuk ndjek sistemin e referimit – pra kur nuk kalon nga mjeku i familjes.

Në rast se pacienti kalon fillimisht tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti në poliklinikë për kryerjen e kësaj ekografie do të paguajë vetëm 200 lekë.

Ndërkohë, pacientët të cilët janë të siguruar mjafton të paraqesin kartën e shëndetit dhe atë të identifikimit dhe i përfitojnë të gjitha këto ekzaminime FALAS.

Edhe çmimet për kryerjen e biopsive të të gjitha llojeve janë ulur nga 3000 lekë në 500 lekë, ose gjashtëfish.

Ndërsa, pjesa më e madhe tarifave të ekzaminimeve radiologjike dhe ato imunologjike janë ulur më shumë se pesëfish.

Tarifat për ekzaminimet endoskopike ulen më shumë se dyfish.

Tarifat për analizat laboratorike kliniko-biokimike ulen nga dy deri në shtatëfish.

Tarifat për analizat laboratorike mikrobiologjike ulen nga tre deri në tetëfish.

Tarifat për shërbimin e allergologji-pneumologjisë ulen nga pesë deri në tetëfish.

Tarifat për shërbimin e kardiologjisë ulen nga pesë deri në dhjetëfish, ndërsa ato të shërbimit ORL, ulen nga katër deri në pesëfish.



Ju sugjerojmë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
Para
11 vendet ku duhet të bëni patjetër seks

11 vendet ku duhet të bëni patjetër seks

Nga dhuna verbale tek ajo reale

Nga dhuna verbale tek ajo reale

Shkencëtarët, oktapodët janë alienë?!

Shkencëtarët, oktapodët janë alienë?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
20 Qershor, 2026

Nuk ka zgjatur shumë entuziazmi për marrëveshjen fillestare të paqes mes SHBA dhe Iranit, që çoi në rihapjen e ngushticës...

Lexo më shumë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
20 Qershor, 2026

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 21-të kundër qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}